Një grua shtatzënë afro-amerikane është vrarë nga një oficer policie në makinën e saj, pasi refuzoi të dilte nga automjeti. Pamjet e sapo publikuara nga kamerat e policisë tregojnë një oficer duke qëlluar përmes xhamit të përparmë të makinës së gruas shtatzënë.
Një nga oficerët i thotë të dalë nga makina, duke e akuzuar se ka vjedhur diçka, ndërsa 21 vjeçarja refuzon të dalë.
Të dy personat më pas shihen duke debatuar.
Më pas një nga oficerët qëllon. Pas të shtënave, gruaja nuk ndalon dhe makina përplaset me një ndërtesë.
/abcnews.al