Danimarka kërkon reduktim të stafit të ambasadës ruse, Moska e quan “qëndrim armiqësor”

schedule21:48 - 1 Shtator, 2023

schedule 21:48 - 1 Shtator, 2023

Qeveria daneze vendosi të zvogëlojë numrin e diplomatëve në ambasadën ruse në Kopenhagë, në 5 dhe stafin administrativ në 20, Moskën iu përgjigj gjithashtu me një lëvizje të ngjashme.

“Vendimi për të balancuar stafin e dy ambasadave do të thotë se ambasada ruse në Kopenhagë duhet të reduktojë stafin e saj aktual”, tha Ministria e Jashtme daneze në një deklaratë sot.

Reduktimi i stafit duhet të zbatohet deri më 29 shtator, shtoi ministria.

Nuk ishte menjëherë e qartë se sa diplomatë dhe punëtorë të tjerë do të duhej të largoheshin nga ambasada ruse.

Danimarka dhe Rusia kanë negociuar për një kohë të gjatë në lidhje me vizat për punonjësit e ambasadës daneze në Moskë me qëllim që ambasadat të funksionojnë pa probleme si në Danimarkë ashtu edhe në Rusi, tha Ministria e Jashtme daneze.

“Negociatat nuk çuan në rezultate për shkak të përpjekjeve të përsëritura ruse për të përfshirë kërkesat për viza për zyrtarët e inteligjencës ruse në kuadrin e këtyre negociatave”, shtoi ministria.

Kërkesa tregon një “qëndrim armiqësor”, sipas Moskës

Ministria e Jashtme ruse tha sot se kërkesa e Danimarkës që Moska të kufizojë stafin e saj në ambasadën e saj në Kopenhagë është një tjetër manifestim i qëndrimit të saj armiqësor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!