Gentian Begeja u shkarkua nga Erzeni pas humbjes së pësuar me Shkumbinin dhe në Shijak ishin në kërkim të një trajneri. Tashmë është gjetur zgjidhja dhe sërish i është besuar një tjetër ish-sulmuesi. Vladimir Gjoni është trajneri i ri i Erzenit.
Matjani këtë verë për pak kohë stërviti Burrelin, por pa nisur kampionati pati përplasje me drejtuesit dhe u largua. Sezonin e fundit drejtoi Besëlidhjen, ndërkohë që në të shkuarën ka drejtuar Egnatian.
Gjoni tanimë merr përsipër të udhëheqë Erzenin, që këtë sezon pretendon të luftojë për t’u ngjitur në Superiore. Nisja e kampionatit nuk ka qenë e mirë, teksa në katër ndeshje shijakasit kanë grumbulluar vetëm katër pikë. Gjithsesi janë luajtur vetëm tre ndeshje dhe kreu është vetëm tre pikë larg. /abcnews.al