Policia në kryeqytetin ukrainas të Kievit këtë të premte ka thënë se ka marrë njoftimin për bomba në të gjithë shkollat e mesme të qytetit.
“Policia e Kievit mori informacion për një kërcënim me bombë në të gjitha shkollat e mesme në Kiev,” ndau administrata ushtarake e Kievit në Telegram.
Mediat e huaja shkruajnë se pas verifikimeve mund të nisin edhe evakuimet në këto shkolla.
“Vendimi për evakuimin e fëmijëve dhe mësuesve nga ambientet do të merret në mënyrë plotësuese nga administrata e institucioneve arsimore dhe policia”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq kujtojmë se sot është dita e parë e kthimit për nxënësit e shkollave ukrainase pasi ata fillojnë një vit të ri akademik./abcnews.al