Vaksina e re kundër COVID-19 e përshtatur për Omicron XBB.1.5 e Pfizer dhe BioNTech është miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave.
Komiteti ka rekomanduar në mënyrë specifike autorizimin e marketingut për një dozë të vetme të vaksinës, të njohur si Comirnaty Omicron XBB.1.5, për individët e kualifikuar të moshës mbi pesë vjeç.
Komiteti ka rekomanduar gjithashtu që fëmijët e moshës nga gjashtë muaj deri në katër vjeç mund të marrin një deri në tre doza të vaksinës së përditësuar, në varësi të vaksinimit të tyre të mëparshëm dhe nëse kanë qenë të infektuar me COVID-19.
Efikasiteti kundër varianteve përfshinte variantin dominues global EG.5.1, i njohur si Eris, i cili u caktua si një ‘variant me interes’ nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji.
Komisioni Europian (KE) tani do të shqyrtojë rekomandimet e CHMP dhe pritet të marrë një vendim përfundimtar së shpejti. Pas vendimit të saj, vaksina e përditësuar e COVID-19 do të jetë gati për t’u dërguar në shtetet e BE-së.
Albert Bourla, kryetar dhe shefi ekzekutiv në Pfizer, tha se vaksina e këtij sezoni është gati të dërgohet sapo të merret vendimi përfundimtar rregullator, në mënyrë që njerëzit në të gjithë Europën të mund të mbrohen nga rreziku i Covid.
/abcnews.al