Rusia: Ukraina synon të sulmojë infrastrukturën bërthamore ruse

schedule11:57 - 1 Shtator, 2023

schedule 11:57 - 1 Shtator, 2023

Korporata shtetërore bërthamore Rosatom këtë të premte ka theksuar se infrastruktura e energjisë bërthamore e Rusisë është një objektiv i sulmeve ukrainase.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo vjen pasi sulmet me dron goditën qytetin Kurchatov në rajonin e Kursk herët këtë mëngjes, duke dëmtuar ndërtesa administrative dhe banesore.

Qyteti është shumë afër termocentralit bërthamor të Kurskut, megjithëse nuk ka asnjë indikacion që dronët u ulën pranë tij ose po e synonin atë ose se komentet e Rosatom sot ishin në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj këtij sulmi në mënyrë specifike.

Ukraina nuk ka komentuar mbi pretendimet e mëngjesit të sotëm, por më parë kishte mohuar se po planifikonte të sabotonte centralin e saj bërthamor në Zaporizhzhia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!