Ballkani vazhdon të shkruajë “historinë”, “dardanët” e Ilir Dajës sigurojnë grupet e Conference League

schedule22:19 - 31 Gusht, 2023

schedule 22:19 - 31 Gusht, 2023

Ashtu siç pritej, Ballkani i Ilir Dajës ka arritur për të dytin vit radhazi të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Conference League, ku në fazën “play off” të kualifikueseve mundi me rezultatin e përgjithshëm 4 me 2, bjellorusët e BATE Borisov.

Ndryshe nga përballja e parë që mbaroi me fitoren 4 me 1 të “dardanëve” të Dajës, përballja e mbrëmjes së kësaj të enjteje u mbyll me fitoren minimale 1 me 0, të bjellorusëve, rezultat ky që nuk ndryshoi aspak fatin e Ballkanit në kompeticionin evropian.

Tashmë, djemtë e Ilir Dajës janë në pritej të hedhjes së shortit të për të mësuar kundërshtarët në fazën e grupeve të Conference League, ndërsa bjellorusët mbetën sërish jashtë kompeticioneve evropiane. /i.m /abcnews.al