Pas rënies së “shenjtorëve” të Southampton nga elita e futbollit anglez, një sërë talentesh kanë filluar të “braktisin” këta të fundit dhe duket se lista e largimeve do të zgjatet akoma dhe më shumë në këtë fund merkatoje.
Ndër të larguarit pritet të jetë dhe talenti gjerman i mbrojtjes, Armel Bella-Kotchap, i cili lidhet ngushtë me një rikthim në Bundesliga, nga ku u ble nga “shenjtorët” vetëm 1 vit më parë për shifrën e 11 milionë eurove.
Për kartonin e 21-vjeçarit interesohen “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, të cilët kërkojnë me ngul një tjetër përforcim në mbrojtje për sezonin e ri dhe pritet që shumë shpejt të arrihet akordi për transferimin e lojtarit. /i.m /abcnews.al