Samiti i G20-ës javën e ardhshme në Indi pa Putin dhe Xi

schedule16:43 - 31 Gusht, 2023

schedule 16:43 - 31 Gusht, 2023

Presidenti kinez Xi Jinping mund të mos marrë pjesë në Samitin e G20 të javës së ardhshme në Indi, duke sfiduar pritshmëritë e atyre që prisnin një takim të mundshëm Xi-Biden në margjinat e Samitit të ardhshëm.

Mediat e huaja shkruajnë se Pekini ka të ngjarë të përfaqësohet në Samitin që do të mbahet në Nju Delhi më 9-10 shtator nga kryeministri kinez Li Qiang.

Kujtohet se lideri që do të mungojë padyshim në Samitin e G20 është Vladimir Putin. Biden megjithatë ka konfirmuar se do të jetë në Nju Delhi javën e ardhshme./abcnews.al