Përmes dokumentarit të tij të ri Heart of Invictus, i cilin u shfaq premierë në Netflix, Princi Harry zbuloi se si e përjetoi traumën e vdekjes së nënës së tij, Princeshës Diana.
Në ekran gjatë rrëfimit të Princit Harry u shfaqën imazhe të tij duke parë lulet që ishin lënë për nder të nënës së tij në Pallatin Kensington.
“Humbja e nënës sime në një moshë kaq të re, traumën që pata, nuk e kuptova kurrë. Asnjëherë nuk e kam diskutuar, nuk kam folur në të vërtetë për të dhe e kam ndrydhur si shumica e të rinjve. Por kur doli, më shqetësoi. Unë thashë: “Çfarë po ndodh këtu?” Po ndjeja gjithçka në vend që të mpihesha”.
Vdekja e Dianës tronditi të gjithë botën
LEXO EDHE: Sot shënohen 26 vite nga aksidenti fatal që i mori jetën Princeshës Diana
Diana, Princesha e Uellsit, vdiq në një aksident me makinë në Paris më 31 gusht 1997. Djemtë e saj, Princi William dhe Princi Harry ishin përkatësisht 15 dhe 12 vjeç kur humbën nënën e tyre.
Princi Harry pretendoi se ai nuk kishte mbështetje rreth tij pas vdekjes së saj. “Beteja më e madhe për mua ishin njerëzit”, tha ai. “Askush rreth meje nuk mund të më ndihmonte vërtet. Nuk kisha mbështetje, personat apo ekspertët që të më këshillonin të kuptoja se çfarë po më ndodhte në të vërtetë.”
“Fatkeqësisht, si shumica prej nesh, hera e parë që mendoni me të vërtetë për të rikuperuar veten është kur jeni shtrirë në dysheme në pozicionin e fetusit”./abcnews.al