Alarm në Suedi, raportohet për 4 shpërthime në qytete të ndryshme brenda një ore

schedule14:33 - 31 Gusht, 2023

schedule 14:33 - 31 Gusht, 2023

Në tre qytete suedeze, Goteborg, Stokholm dhe Nyköping, janë raportuar  katër shpërthime në ndërtesa banimi brenda një orë, sipas një njoftimi të policisë.

Konkretisht, pak pas orës 01:00 me orën lokale, policia në Goteborg mori raportime për dy shpërthime në adresa të ndryshme, me një distancë prej 10 minutash.

Një orë më vonë u raportuan dy shpërthime të tjera në një distancë prej disa minutash në Stokholm në periferi të Norsborg dhe në Nyköping, rreth 62 milje (100 km) në jug të kryeqytetit.

Në të dyja rastet, policia tha se nuk ka të lënduar. Suedia ka raportuar një rritje të shpërthimeve dhe bombave në vitet e fundit për shkak të hesapeve mes bandave të nxitura nga tregtia e drogës.

Megjithatë, policia e Goteborgut tha se ishte ende herët për të spekuluar mbi motivet pas dy shpërthimeve në qytet. Në vitin 2022, Suedia regjistroi 90 shpërthime me bomba dhe 101 raste të tjera të tentativave ose të planifikuara për bomba, sipas shifrave të policisë.

Deri më 15 gusht, këtë vit u raportuan 109 shpërthime. Në të kaluarën, policia ka thënë se bombat përdoren kryesisht për të frikësuar objektivat, ndërsa të shtënat me armë përdoren për të vrarë kundërshtarët.

Vendi regjistroi 391 të shtëna me armë në vitin 2022, nga të cilat 62 ishin fatale, nga 45 një vit më parë, sipas të dhënave të policisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!