Ministria e Jashtme greke ka reaguar ndaj deklarata të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në lidhje me rastin e përvjetorit të fatkeqësisë së Azisë së Vogël.
Në reagimin e saj Greqia thekson se këto janë deklarata armiqësore dhe kundërproduktive kundër një klime të qetë.
“Deklaratat armiqësore janë kundërproduktive dhe nuk kontribuojnë në forcimin e klimës së qetësisë, bashkëpunimit dhe dialogut që po tentohet të ndërtohet në marrëdhëniet Greqi-Turqi në periudhën aktuale”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ministria greke.
Ndërkohë presidenti turk u shpreh se gushti ishte një muaj I veçantë për turqit pasi shënonte historinë e fitoreve të tyre në Magikert, Beograd dhe Qipro.
LEXO EDHE: Erdogan provokon sërish: Grekët shkatërruan dhe dogjën Smirnën
Ndërkohë me 5 shtator është planifikuar në Ankara takimi i ministrit të Jashtëm Giorgos Gerapetritis me homologun e tij turk Hakan Fidan , i cili do të përgatisë takimin Mitsotakis-Erdogan në Nju Jork në fund të shtatorit.
Përveç kësaj, është e mundur edhe një vizitë e Erdoganit në Selanik në nëntor ose dhjetor për Këshillin e Lartë të Bashkëpunimit ./abcnews.al