Sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan një dron që po i afrohej kryeqytetit rus në orët e para të mëngjesit, tha kryebashkiaku i Moskës Sergei Sabianin.
Mediat ruse raportuan se dhjetëra fluturime u vonuan në aeroportet e qytetit, siç ka ndodhur praktikisht gjatë ditëve të fundit për shkak të sulmeve me dron ukrainas, të cilat janë shumëfishuar muajt e fundit.
Zyrtarët rusë nuk raportuan për viktima dhe pretenduan se i kishin zmbrapsur pothuajse të gjitha sulmet.
Një zëdhënës i Kremlinit ia atribuoi sulmin “veprimtarisë terroriste të vazhdueshme nga regjimi i Kievit”.
/abcnews.al