Dronët ukrainas goditën objektiva në të paktën në 6 zona brenda Rusisë sot, duke përfshirë një aeroport ku shkatërruan avionët e transportit ushtarak.
Zyrtarët rusë përshkruan sulmet ndaj objektivave në rajonet Pskov, Bryansk, Kaluga, Orlov, Ryazan dhe Moskë. Ministria e Jashtme ruse tha se sulmet “nuk do të mbeten pa u ndëshkuar” dhe se dronët nuk mund të kishin arritur deri më tani në territorin rus pa ndihmën perëndimore.
Në Rusinë veriore, 600 kilometra larg nga Ukraina, një zjarr masiv shpërtheu në një aeroport ushtarak në qytetin Pskov, ku janë vendosur njësitë elitare të parashutistëve.
Agjencia e lajmeve Tass raportoi se të paktën katër avionë gjigantë transporti Il-76 u dëmtuan, dy prej të cilëve “u përfshinë në flakë”.
Në Rusi, guvernatori i Pskov postoi video në Telegram që tregon një zjarr të madh me sirena dhe një shpërthim në bazën ajrore. Video të tjera të postuara në internet shfaqnin sisteme kundërajrore në veprim rreth qytetit, i cili është vetëm 32 kilometra në lindje të kufirit të Rusisë me Estoninë, anëtare të NATO-s.
Moska tha se kishte zmbrapsur të gjitha sulmet kundër Rusisë. Rusia i përshkruan në mënyrë rutinore të gjitha sulmet me dron ukrainas si të pasuksesshme, pavarësisht nga dëmet e shkaktuara në terren.
?RUSSIA??| #Pskov: the city, which is home to one of the largest air bases in #Russia, was a successful hit by Ukrainian #drone attacks which were able to hit its military airport. Close to the Estonian-Russian border, approximately 600km from Ukraine -Russia legal borders.. 1/2 pic.twitter.com/21TTgRLJhH
— Nanana365 (@nanana365media) August 30, 2023

