EMRI/ I dënuar me 20 vjet burgim, arrestohet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli

schedule14:55 - 30 Gusht, 2023

schedule 14:55 - 30 Gusht, 2023

Alket Hatija, 50 vjeç ka rënë në prangat e Policisë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Ai është dënuar me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim të lëndëve narkotike, pasi ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë,

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur kapjen e tij në një hotel në Durrës, me qëllim ekstradimin.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

I dënuar me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në një hotel në Durrës, me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen dhe arrestimin e shtetasve në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, nga strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “International”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë këtij operacioni, është kapur nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, shtetasi:

Alket Hatija, 50 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar atë, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Shtetasi Alket Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë, për trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2003-2004, ky shtetas ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. 50-vjeçari ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast)./abcnews.al