Milot Rashica është kthyer në një idhull në Gjermani. Sulmuesi shqiptar është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Werder Bremenit dhe vazhdon të mahnisë me paraqitjet e tij. Pas një dëmtimi që e mbajti për disa javë jashtë fushave, Rashica u rikthye titullar fundjavën që kaloi përballë Dortmundit dhe menjëherë la shenjë.
Vetëm 9 minuta lojë dhe Rashica kaloi në avantazh Werderin, duke shtangur të pranishmit në “Signal Iduna Park”. Dardani realizoi një supergol dhe bëri një ndeshje shumë të mirë, çka i kanë siguruar dhe një vend në formacionin më të mirë të javës në Bundesligë./abcnews.al