Këtë mbrëmje do të marrë fund dilema nëse Lulzim Basha do të këtë kandidat në Kukës apo jo, për zgjedhjet e 24 shtatorit.
Deri më tani kreu i PD-së dhe asnjë prej grupit të tij nuk ka folur për Kukësin. Vendimi final merret sonte në orën 19:00, kur Basha ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së PD, ku pikë diskutimi janë dhe zgjedhjet në Kukës.
Gjithashtu do të miratohen ndryshimet në statut, që do të marrin formë finale të shtunën kur do të mbahet Kuvedi Kombëtar i PD-së, organi më i lartë vendimarrës.
Njoftimi i ka shkuar dhe grupit anti-Basha, Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetët demokratë, pjesë e Kryesisë. Por këta të fundit nuk pritet të bëhen pjesë e mbledhjes, duke dëshmuar edhe një herë përçarjen e thellë që ndodh në PD, fillimisht pas rikthimit të Berishës, e tashmë të Lulzim Bashës./abcnews.al