Arijon Ibrahimovic do të largohet nga Bayern Munich për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit italian Serie A.
Sulmuesi i talentuar kosovar është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2018, ku ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e kësaj skuadre deri në ekipin e parë.
17-vjeçari ka debutuar edhe me ekipin e parë, por ai ka vendosur të bëj një hap para në karrierë duke u transferuar në Serie A.
Gianluca Di Marzio ka raportuar se Frosinone ka siguruar shërbimet e Ibrahimovic dhe zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet ditën e mërkurë.
Megjithatë, gazetari i famshëm italian nuk ka dhënë detaje për transferimin, duke raportuar vetëm se Frosinone ka marrë një talent të madh në radhët e veta.
Frosinone javë më parë po nga Bayerni ka transferuar edhe sulmuesin tjetër shqiptar Marvin Cuni për shumën e 400 mijë eurove.
Te kjo skuadër janë edhe dy shqiptarët tjerë si Justin Ferizaj dhe mbrojtësi Sergio Kalaj./ h.ll/abcnews.al
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 29, 2023