Qeveria shton fondet për emergjencat, Denaj: Ndryshojmë buxhetin me akt normativ

schedule16:15 - 30 Shtator, 2019

schedule 16:15 - 30 Shtator, 2019

Fondi i shpërndarë nga qeveria për emergjencat civile me vlerë 130 milion lekë nuk mjafton për të paguar faturën e dëmeve që lanë tërmetet.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha se pritet që vlera e dëmeve që u shkaktuan një javë më parë të nxirret e saktë së shpejti dhe më pas qeveria do të ndryshojë me akt normativ buxhetin duke i shtuar më shumë fonde emergjencave civile.

Akti normative për ndryshimin e buxhetit do të përfshijë rishpërndarjen e fondeve edhe të institucioneve të tjera sipas prioritetit të projekteve që kanë ecur më mirë. Deri tani shpenzimet për investime publike janë realizuar vetëm 40%, ndërsa edhe të ardhurat në buxhet kanë pësuar rënie krahasuar me planin. /ABC News Albania 24/7