Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hazard: Nuk jam akoma galaktik, më mungon shumë… goli

schedule14:52 - 30 Shtator, 2019

schedule 14:52 - 30 Shtator, 2019

Real Madrid do të presë nesër në Santiago Bernabeu ekipin e Club Brugge. Ekipi i Zidane humbi 3-0 ndeshjen e parë kundër PSG dhe nesër (ora 18:55) do të kërkojë fitoren e parë evropiane për këtë sezon.

Eden Hazard po has vështirësi për t’u përshtatur me ekipin e ri, por belgu nuk dorëzohet. Fantazisti ka folur në konferencën për shtyp, duke u treguar i sinqertë. Titullin galaktik nuk e meriton ende, por shpreson të bëhet.

Hazard iu jep të drejtë kritikave. As ai nuk është i kënaqur me veten, por dëmtimi është lënë pas krahëve dhe tani forma e tij do të vijë në rritje. Mjafton të shënojë një gol, të zhbllokohet dhe çdo gjë do të bëhet më e thjeshtë.

CLUB BRUGGE – “Nesër e kemi të detyrueshme fitoren pas humbjes në Francë. Do të jetë një ndeshje e komplikuar, por ne jemi gati.”

KRITIKAT – ”E di që njerëzit presin shumë nga unë, edhe unë pres shumë nga vetja. E di që mund të bëj më mirë. Besoj se do ja dal me punën e përditshme. Kam mbetur pak mbrapa për shkak të dëmtimit, por jam në 100% dhe dua të jap maksimumin në ndeshjet e ardhshme. Kam nevojë të gjej golin dhe zhbllokimi do m’i thjeshtësojë gjërat. Në futboll ka rëndësi të madhe çështja e besimit.”

GALAKTIK – “Nuk jam akoma një i tillë, duhet ta demonstroj se mund të bëhem. Jo vetëm ën ndeshje, por edhe në stërvitje.”

ROLI – ”Te Chelsea dhe Belgjika kam luajtur sulmues i majtë në skemën 4-3-3. Me Bale dhe Benzema mund të bëj çdo rol, edhe falë Zidane që na dhuron shumë liri në fushën e blertë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!