“Joe the Plumber”, i cili sfidoi Barack Obamën për taksat në vitin 2008, është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare.
Samuel Joseph Wurzelbacher, i cili u bë i njohur si “Joe the Plumber” pasi shtyu Senatin në vitin 2008, vuante nga kanceri i pankreasit.
Lajmin e hidhur e konfirmoi familja e tij. Samuel la pas gruan dhe katër fëmijët.
Djali i tij më i madh, Joey Wurzelbacher, e kujtoi babanë e tij si një njeri besimtar dhe dikë që besonte në vend.
Në vitin 2008, Wurzelbacher u shfaq si simboli i klasës së mesme dhe vështirësive të tyre, kur ai sfidoi Obamën se çfarë do të bënte për bizneset e vogla dhe taksat.
Wurzelbacher vazhdoi të kandidonte për Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA në distriktin e 9-të të Ohajos në vitin 2012, duke fituar nominimin republikan përpara se të humbiste ndaj demokrates Marcy Kaptur./abcnews.al

