Aplikacion për emergjencat civile, Veliaj: Verifikuam në kohë rekord banesat e dëmtuara

schedule14:52 - 30 Shtator, 2019

schedule 14:52 - 30 Shtator, 2019

Bashkia e Tiranës përfundon evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj thotë se procesi u arrit brenda pesë ditësh dhe me ndihmën e teknologjisë sëe informacionit.

1220 janë banesat e dëmtuara nga tërmeti që goditi vendin më 21 shtator në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka përfunduar evidentimin e dëmeve. Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj meritë për këtë i njeh dhe teknologjisë së informacionit.

 “Teknologjia ta bën jetën më të lehtë për disa procese që më parë na merrnin shumë kohë. Ne kemi përfunduar të gjithë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të 1220 banesave të dëmtuara nga tërmeti. U bë në një kohë rekord, jo vetëm në Shqipëri, por në Rajon e besoj në pjesën më të madhe të Europës. Bëmë një aplikacion, i cili quhet emergjenca.net, dhe ajo çfarë ndodh është: secili nga stafi ynë, qoftë në Bërzhitë, Zallbastar, edhe në zonën më të largët të Ndroqit, në Pezë, mund të shkruajë ‘pasaportën’ e shtëpisë së dëmtuar me të dhënat bazë”.

Kryebashkiaku Veliaj këtë e bëri të ditur në panairin “Tirana Tech Open” një organizim për të nxitur inovacionin dhe krijimtarinë në sektorin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!