Shumë zona të Italisë vazhdojnë të jenë të prekura nga moti i keq. Për shkak të rrëshqitjes së dheut që ra nga mali në luginën franceze Maruienne, në Savoy, u ndërpre linja hekurudhore me Francën për një javë.
Gjithashtu 70 turistë nga u detyruan të largoheshin nga një hotel në zonën malore të Cortina d’Abezzo, në rajonin veriorë të Venetos.
Sipas meteorologëve ditën e martë priten reshje të dendura në zonat e Romës, Firences, Napolit si dhe në Kalabri.
View this post on Instagram