Një mrekulli ka ndodhur për një nënë dhe fëmijën e saj pas katër dekadash.
42 vite më parë punonjësit e spitalit rrëmbyen djalin e Maria Angelica Gonzales menjëherë pas lindjes dhe i thanë se kishte vdekur.
Pas 4 dekadash, ajo është ribashkuar me të në shtëpinë e saj në Valdivia, Kili.
“Të dua shumë,” i tha Jimmy Lippert Thyden nënës së tij kur ata u ribashkuan sërish.
Burri filloi të kërkonte për familjen e tij kur ai lexoi disa lajme në prill për të adoptuarit në Kili, të cilët ishin bashkuar me familjet e tyre me ndihmën e një organizate jofitimprurëse “Nos Buscamos”.
Organizata zbuloi se Thyden kishte lindur para kohe në një spital në Santiago dhe ishte vendosur në një inkubator. Gonzalez-it iu tha të largohej nga spitali, por kur ajo u kthye për të takuar fëmijën e saj, punonjësit i thanë se ai kishte vdekur por nuk ia dhanë trupin e foshnjës.
Thyden zbuloi se ai ishte një rast i “birësimit të falsifikuar”.
Gjatë 9 viteve të fundit, Nos Buscamos ka orkestruar qindra ribashkime mes të birësuarve dhe familjeve të tyre të lindjes.