Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Asambleja e PS mblidhet më 4 shtator, pritet të shpallen ndryshimet në kabinetin qeveritar

schedule10:18 - 28 Gusht, 2023

schedule 10:18 - 28 Gusht, 2023

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet të hënën e ardhshme në 4 shtator.

Forumi i lartë i PS do të vendosë mbi riorganizimin në parti në këtë sezon politik, por aty pritet te shpallet edhe riformatimi i qeverisë nga kryeministri Rama.

Sipas informacioneve pritet që në shtator të kemi ndryshime të rëndësishme të emrave brenda kabinetit të qeverisë. Sipas gazetares Esiona Konomi raporton se kryeministri Rama ndryshimet në qeveri i ka paralajmëruar para pak ditësh por nuk ka asnjë detaj më shumë duke bërë që dhe ministrat të jenë në ankth dhe në pritje të vendimit të Asamblesë së 4 shtatorit.



Gazetarja Esiona Konomi ndër të tjera raporton për ABC News se shtatori pritet që të sjelle ndryshime jo vetëm në qeveri por edhe në mënyrën e qeverisjes, pasi shikohet një frymë e lartë për kalimin në qeverisjen digjitale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!