Një 19 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi. Mësohet se i riu ka aksidentuar për vdekje një këmbësor 50 vjeçar teksa po ecte me automjetin tip ‘Benz’ në lagjen nr. 17 të qytetit.
50 vjeçari është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme./abcnews.al