Një këmbësor është përplasur nga një automjet në hyrje të Shkodrës në lagjen “Liria”, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën.
Nga sa mësohet mjeti tip Passat me targë AA622NZ, po udhëtonte në drejtim të qytetit të Shkodrës kur edhe është përplasur me këmbësorin, i cili mësohet se ka tentuar të kaloj rrugën. Menjëherë këmbësori është dërguar në spitalin e Shkodrës ku edhe ndodhet në gjëndje të rëndë.
Në vend ngjarje kanë mbërritur ekspert të qarkullimit rrugor të cilët kanë nisur hetimin rreth këtij aksidenti. ndërsa është bërë ndalimi dhe shoqërimi për më në ambientet e komisariatit të Shkodrës të drejtuesit të mjetit tip Passat.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe marrja e dëshmisë paraprake të drejtuiesit të mjetit por edhe dëshmitarëve okular, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave e mjetit tip Passat por edhe pakujdesia e këmbësorit i cili ka tentuar të kaloj nga njëri krah në tjetirin të rrugës në një zonë ku nuk ka sinjalistikë as horizontale e as veritikale për kalimin e këmbësorëve./abcnews.al