Serie A/ Milan kërkon fitoren në “San Siro”, Roma e Atalanta duan triumfin në transferta

schedule10:36 - 26 Gusht, 2023

schedule 10:36 - 26 Gusht, 2023

Pasditen e kësaj të shtune, më konkretisht në orën 18:30, kampionati italian i futbollit, Serie A do të nisë siparin e javës së dytë të këtij sezoni, ku Milan, Roma e Atalanta do të bëjnë gjithçka për të gjetur fitoren.

Dy përballjet e para nga katër gjithësej të ditës së sotme do të zhvillohen në orën 18:30, ku më konkretisht Atalanta do të udhëtojë drej “Stadio Benite Stirpe” të Frosinone, në kërkim të 3-pikëshit të dytë këtë sezon, ndërsa në përballjen tjetër të kësaj ore Monza do të preë në shtëpi Empolin.

Përsa i përket përballjeve të mbrëmjes, “kuqezinjtë” e Milan do të vazhdojnë të kërkojnë formën e mirë në kampionat, teksa pas fitores së javës së parë ndaj Bologna, tashmë kërkojnë fitoren e radhëz, kësaj here në “San Siro”, ndaj “demave” të Torinos, ndërsa në krahun tjetër, Roma do të tentojë të marrë fitoren e parë këtë edicion të Serie A, në transfertën e vështirë të Verona-s. /i.m /abcnews.al