VIDEO/ Sërish ai, Bellingham i dhuron “galaktikëve” 3 pikë të tjera në La Liga

schedule23:27 - 25 Gusht, 2023

schedule 23:27 - 25 Gusht, 2023

Nuk mund të kishte nisje më të mirë të sezonit për një lojtar të sapotransferuar, sesa ky sezoni i “fantazistit” të mesfushës, Jude Bellingham, i cili mbrëmjen e kësaj të premteje i dhuroi “galaktikëve” të Real Madrid, fitoren e radhës në La Liga.

Në javën e 3-të të kampionatit spanjoll të futbollit, “los blancos” udhëtuan drejt transfertës së Celta Vigo, aty nuk ku pritej gjë tjetër veç fitores, e cila erdhi në minutën e 81’-të të sfidës, ku pas një rrëmuje në zonën kuyndërshtare, “arkitekti” i mesfushës, Jude Bellingham gjen sërish rrugën e rrjetës, duke e çuar deri më tani bilancin e tij në La Liga, në 4 gola dhe 1 asistim, në vetëm 3 sfida.

Pas kësaj fitoreje, “galaktikët” duhet të mendojnë për përballjen e javës së ardhshme, ku do të presin në “Santiago Bernabeu”, rivalët e Getafe, ndërsa skuadra e Celta Vigo do të udhëtojë drejt transfertës së vështirë të Almeria. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: