Të paktën 12 persona vdiqën në Madagaskar kur u shkelën në hyrje të stadiumit kombëtar në kryeqytet, tha kryeministri i ishullit të madh të Oqeanit Indian, Christian Dsay. 80 persona të tjerë u lënduan gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave të Ishullit të Oqeanit Indian në stadiumin Mahamasina.
Stadiumi ishte i mbushur me gati 50,000 shikues. Presidenti Andri Razoelina, i pranishëm në aktivitetin sportiv, kërkoi një minutë heshtje. “Ne jemi gati 50,000 njerëz brenda këtij stadiumi”, tha kreu i shtetit në një fjalim televiziv. Por “ndodhi një incident tragjik pasi njerëzit u shkelën. Pati të plagosur dhe të vdekur”.
#Breaking | At least 12 people die in a stampede at a stadium in Antananarivo, capital of Madagascar – Prime Minister Christian Ntsay
Follow @aliifil1 for More UPDATES pic.twitter.com/AZDRDvRHI4
— Breaking news 24/7 (@aliifil1) August 25, 2023
Lojërat e Ishujve të Oqeanit Indian do të mbahen këtë vit në Madagaskar deri më 3 shtator. Ato janë mbajtur çdo katër vjet në ishuj të ndryshëm në jugperëndim të Oqeanit Indian për rreth dyzet vjet. Ngjarja e mëparshme u mbajt në Mauritius./abcnews.al

