Një makinë është djegur mesnatën e së enjtes në Fushë Krujë. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Halil, të Fushë Krujës ku është djegur nga persona të paidentifikuar në oborrin e banesës makina e shtetasit Xhelil Alushi.
Ndër të tjera mësohet se ka qenë zonja e shtëpisë ajo që dhe ka pikasur zjarrin dhe menjëherë të gjithë familjarët janë ngritur dhe kanë tentuar që të shuajnë zjarrin dhe me ndihmën e zjarrëfikëses është bërë I mundur shuarja e flakëve.
Në dëshmitë e tyre familjarët shprehen se nuk kanë asnjë konflikt me asnjë person.