Montella: Ndihem keq për Milanin, por këto gjëra ndodhin në futboll

schedule00:04 - 30 Shtator, 2019

schedule 00:04 - 30 Shtator, 2019

Trajneri i Fiorentinës, Vicenzo Montella, foli për Sky pas fitores 3-1 kundër Milanit. Në fjalën e tij, trajneri i “La Viola” tha: “Është një kënaqësi e madhe që mposht Milanin para një stadiumi me 50,000 tifozë, një fitore madhështore. Është hera e tretë që Fiorentina ka fituar këtu. Unë nuk kam menduar për hakmarrjen ndaj Milanit, është një ekip i ri dhe me një pronar të ri. Unë fitova një SuperKupë me ta dhe unë nuk mbaj asnjë inat. Nuk kam asgjë kundër Milanit.

“Ribery? Unë e zëvendësova që ai të merrte duartrokitjet e publikut, i meritonte plotësisht. Ai nuk është lojtari i 5 viteve më parë, por ai është gjithmonë vendimtar. Ndihem keq për tifozët e Milanit dhe për lojtarët që luajnë në atë skuadër, por këto gjëra do të ndodhin. Nuk është e lehtë të luash në një stadium si San Siro”, tha Montella./abcnews.al