Me dëmtimin e “bomberit” anglez, Tammy Abraham, “verdhekuqtë” e Roma ishin në kërkim të një sulmuesi cilësor në majën e repartit ofensiv dhe duket se e kanë gjetur te “apirinat” gjermane të Bayer Leverkusen.
“Aspirinat” dhe “verdhekuqtë” kanë rënë dakord për transferimin e “bomberit” iranian, Serdar Azmoun nga Bundesliga në Serie A, në formën e huazimit sezonal, me detyrim blerjeje për plot 12 milionë euro.
Sulmuesi 28-vjeçar do të mbërrijë në Romë sot dhe do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor të premten e në rast se ekzaminimet kalohen me sukses ish-“bomberi” i Zenit do të veshë fanellën e “verdhekuqve” italianë. /i.m /abcnews.al