Në traktin gastrointestinal jetojnë me triliona baktere që jo vetëm se ndihmojnë të përpunohet ushqimi, por gjithashtu ndihmojnë trupin të ruajë mirëqenien e përgjithshme.
Në rastet kur me sistemin tretës ka diçka që “nuk shkon”, menjëherë merren disa sinjale prej tij.
Ato vënë në dijeni të gjendjes dhe duhet marrë në dorë situatën duke u kujdesur në mënyrën e duhur. Dhe për ta bërë sa më mirë këtë duhet të dihen dhe të dalloni këto sinjale.
Dhimbje barku
Dhimbja e barkut mund të jetë një shenjë treguese e sindromit të zorrës së irrituar, e cila prek zorrën e trashë. Në këtë rast mund të ndjehen dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe kapsllëk, diarre ose të dyja.
Probleme me humorin
Ekspertët thonë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis shëndetit të zorrëve dhe shëndetit mendor. Ushqimi ndikon në mënyrën se si ndihet një person, gjë që manifestohet edhe në humor.
Edhe pse çrregullimet emocionale nuk varen vetëm nga shëndeti i zorrëve, ai është padyshim një faktor.
Fryrje dhe parehati
Fryrja e pashpjegueshme mund të jetë një shenjë e rritjes së tepërt të baktereve në zorrët e vogla. Kjo manifestohet kur bakteret nga zorra e trashë migrojnë lart në zorrën e vogël, gjë e cila pengon tretjen. Kështu në zorrën e vogël ndodh fermentimi i karbohidrateve dhe rritet prodhimi i gazit të hidrogjenit dhe ndonjëherë edhe metanit.
Rritja e gazit shkakton fryrje në pjesën e sipërme të barkut dhe ndonjëherë edhe simptoma të tjera si përzierje dhe dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut.
Rritet dëshira për sheqerna
Dëshira për sheqer mund të jetë një shenjë e pranisë së lartë të baktereve “të këqija” në zorrë.
Kjo zakonisht shfaqet në formën dëshirave për ëmbëlsira, bukë, fruta ose bulmet.
Konsumimi i tepërt i sheqerit kontribuon në një rritje të tepërt të baktereve “të këqija” në zorrë, e cila krijon një mjedis inflamator në trup.
Kur bakteret e mira lulëzojnë, ato kontrollojnë inflamacionin dhe trupi është më i aftë të tresë dhe të eliminojë çdo substancë helmuese.
Lodhje
Inflamacioni shkakton lodhje duke krijuar çekuilibër në hormonet e stresit. Ndonjëherë e quajtur edhe si lodhje kronike, shkaku kryesor gjendet zakonisht në zorrë.