Manja: Dëmshpërblim financiar për 9 subjekte ish-të dënuarish politikë

schedule13:32 - 24 Gusht, 2023

schedule 13:32 - 24 Gusht, 2023

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja këtë të enjte ka dhënë detaje në lidhje me vendimet që janë marrë në mbledhjen e qeverisë.

Manja është shprehur se qeveria ka vendosur masën e kompesimit financiar për 9 subjekte të ish të dënuarve politik të regjimit komunist.

Ndër të tjera ai ka theksuar se qeveria është e vendosur për ti shkuar deri në fund vënies së drejtësisë në lidhje me këto ish të dënuar politik.

“Kam një lajm të mirë për nën-subjektet e ish të dënuarve politik për të cilët qeveria ka miratuar masën e kompesimit financiar. Ky është një propozim nga ministria e Drejtësisë, është vendimi I 30 që merr qeveria për dëmshpërblimin e ish të dënuarit politik të regjimit komunist dhe ky është vizioni I qeverisë për të dhënë të drejtat për ish të dënuarit politik. Nga 9 subjektet që përfitojnë sot, 7 subjekte janë ish të dënuar politik me burgime të gjata ose izolime në hetuesi dhe dy subjekte janë me dënime kapitale ose të ekzekutuar pa gjyq. Është trajtuar edhe disa dosje që janë dorëzuar në ministrinë e Drejtësisë dhe në bashkëpunim me ministrinë e Financave do të bëhet edhe përllogaritja e këtyre dosjeve për përfitimin e ish të dënuarve politik”, ka thënë ai./abcnews.al