Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, bëri të ditur se do të vazhdojnë punimet për përdorimin e njësisë së përbashkët në BRICS dhe theksoi se do të vazhdojnë të punojnë për të zgjeruar ndikimin e BRICS në botë.
Përmes video-konferencës, Putin mbajti një fjalim në konferencën për media lidhur me rezultatet e Samitit të 15-të të BRICS-it që zhvillohet në qytetin Johannesburg të Afrikës së Jugut.
“Një prej çështjeve të rëndësishme për të gjithë ne është edhe përdorimi i monedhës së përbashkët. Kjo është një çështje komplekse, por do të përparojmë në një mënyrë për të zgjidhur këto probleme”, tha Putin.
Duke përgëzuar vendet e reja për të cilat është marrë vendimi për anëtarësim në BRICS, Putin u shpreh: Dua të siguroj të gjithë kolegët e mi se ne do të vazhdojmë punimet që kemi filluar me ju sot për të zgjeruar ndikimin e BRICS-it në botë.
Putin vuri në dukje se punimet për zgjerimin e BRICS-it nuk janë një proces i lehtë dhe më tej ai falënderoi presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, për përpjekjet diplomatike që ai ka treguar.
Grupi BRICS pranoi aplikimet për anëtarësim nga Arabia Saudite, Argjentina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopia, Irani dhe Egjipti, dhe i ftoi ata për anëtarësim në këtë grup.