Sulmet e vazhdueshme ruse në portet detare dhe lumore të Ukrainës shkatërruan 270,000 tonë drithë në një muaj, tha sot ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov.
Këto bombardime filluan pasi Rusia u tërhoq në korrik nga një marrëveshje që i lejonte Ukrainës të eksportonte prodhimet bujqësore, i cili është thelbësor për sigurinë globale të ushqimit.
Gjatë natës, ushtria ruse sulmoi një port pranë Danubit, duke shkatërruar 13,000 tonë drithë.
/abcnews.al