“Presion mbi sistemin gjyqësor shqiptar dhe mbi politikën shqiptare”, presidenti kroat kritikon Greqinë për çështjen Beleri

schedule11:04 - 23 Gusht, 2023

schedule 11:04 - 23 Gusht, 2023

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, gjatë një konferencë për mediat vendase ka komentuar me tone të forta akuzash presionin që Greqia po i bën Shqipërisë për çështjen Beleri.

Ai teksa ishte duke folur për tifozët kroatë, të cilën po mbahen në qeli në Greqi për trazirat në ndeshjen mes AEK të Athinës dhe Dinamo Zagrebit, tha se qeveria greke ushtron presion kundrejt vendeve më të vogla të rajonit.

“Në Greqi nuk po tregohet se ka shtet të së drejtës”, theksoi ai gjatë fjalës. “Në të njëjtën kohë, kryebashkiaku i Athinës ka shkuar për të demonstruar në një fshat shqiptar. Kjo ndodh për faktin se disa javë më parë, një kandidat me etni greke, për të fituar Bashkinë e Himarës, është kapur duke vjedhur vota. Dhe ata shkojnë në Himarë për të protestuar me një grup njerëzish të tjerë dhe të kundërshtojnë vendimin. Unë e di shumë mirë çfarë ndodh atje”, tha ai.

Milanoviç tha se ky është presion i drejtpërdrejtë mbi sistemin gjyqësor shqiptar dhe mbi politikën shqiptare./abcnews.al