Burg gjermanit mashtrues/ Dyshohet se mori përmes mashtrimit 28 milion euro në Korenë e Jugut

schedule13:59 - 22 Gusht, 2023

schedule 13:59 - 22 Gusht, 2023

Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest në burg për 61 vjeçarin gjerman Stephan Morgenstem.

Përmës avoaktit të tij, Maks Haxhia, shtetasi gjerman ka kërkuar masë më të butë sigurie siç është ajo e garancisë pasurore në vlerën e 2 milion lekëve. Po ashtu avokati ka theksuar faktin që me Korenë e Jugut ne nuk kemi marrveshje ekstradimesh.

Haxhia ka pretenduar se në dosjen koreane ka edhe shtetas të tjerë të dyshuar por që asnjëri prej tyre nuk është arrestuar.

61 vjeçari gjerman Stephan Morgenstem u arrestua pak ditë më parë në Rinas teksa ishte duke pritur bashkëshorten e tij të vinte nga Dubai

Më 24 tetor të vitit të kaluar, për të ishte caktuar masa e sigurisë arrest në burg për “Mashtrimi në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal i Koresë së Jugut.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.

Sipas të dhënave, gjatë periudhës 27 mars 2016 deri më 7 nëntor 2020, ata kanë mashtruar 2156 persona me një dëm në vlerë monetare prej 28 milionë eurosh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!