Durrësi ka pritur një numër të shtuar turistësh gjatë kësaj vere të cilët kanë shijuar përtej bregdetit edhe sitet kulturore .
Operatorët turistikë theksojnë se përtej turistëve nga vendet e lindjes këtë vit ka një risi përsa i përket interesit në rritje nga gjermanët e spanjollët.Edmond Vasho operator turistik në këtë qytet thekson se tashmë duhet të shtojnë investimet pasi vitin e ardhshëm numri i të huajve pritet të rritet.
Operatorët turistikë presin që fluksi i turistëve të vijoj edhe gjatë vjeshtës.
Vetëm përgjatë muajit korrik sipas ministrisë së turizmit në vend kanë hyrë rreth 1.7 milionë tuirstë dhe kjo tendencë pritet të shtohet edhe më tepër gjatë muajit gusht./abcnews.al