VIDEO/ Milan nuk gabon ndaj Bologna, shkëlqen Pulisic

schedule08:02 - 22 Gusht, 2023

schedule 08:02 - 22 Gusht, 2023

Milan e ka nisur me fitore sezonin e ri të Serisë A. Skuadra e Stefano Pioli-t ka mposhtur 2-0 Bologna-n në transfertë dhe i është bashkuar Inter-it, Napoli-t dhe Juventus-it në krye të renditjes.

Skuadrës së Pioli-t i kanë mjaftuar 11 minuta për të zhbllokuar ndeshjen. Ka qenë i zakonshmi Giroud që ka shënuar për kuqezinjtë pas një asisti të marrë nga blerja e re Reijners.
Ka qenë një gol i pazakontë për sulmuesin francez të Milan-it, pasi është i pari që Giroud realizon më këmbën e djathtë nga 33 të realizuar me fanellën e Milan-it në të gjitha kompeticionet.

Një tjetër blerje e “Djallit” ka qenë protagonist në minutën 21-të. Bëhet fjalë për Pulisic që ka dyfishuar avantazhin e miqve me një gol të mrekullueshëm.

Rezultati ka mbetur i pandryshuar në pjesën e dytë, me Bologna-n që ka qenë më e rrezikshme dhe me Leao-n që ka goditur shtyllën në fundin e ndeshjes./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!