Një aksident është shënuar në aksin rrugor Sarandë-Delvinë me pasojë dy të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shelegar. Mësohet se një automjet tip “Mercedes-Benz” me drejtues Zenel Tushën është përplasur me automjetin tip “Mitsubishi” me drejtues Eltjon Çelën, 34 vjeç.
Të plagosur kanë mbetur pasagjerja e Benz-it, 63 vjeçarja Adife Tusha dhe drejtuesi i Mitsubishit. Ata po marrin ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Sarandës. Sipas mjekëve, gjendja e Eltjon Çelës është e mirë ndërsa Adife Tusha është më rëndë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./abcnews.al