Ansu Fati ka vendosur, dëshiron largimin nga Barcelona

schedule11:22 - 18 Gusht, 2023

schedule 11:22 - 18 Gusht, 2023

Ansu Fati thuhet se ka marrë një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e tij.

Sulmuesi 20-vjeçar, pasi ka lënë pas problemet fizike, ndihet gati për të nisur një aventurë të re larg Barcelonës.

Në gjurmët e tij janë Manchester United, Arsenal dhe Tottenham, klube të cilat kanë kontaktuar agjentët e lojtarit për të tentuar ta sjellin në Premier League përpara se të përfundojë merkatoje e verës.

Ansu Fati, i lidhur aktualisht me Barçën me kontratë deri në vitin 2027, luajti vetëm 11 minuta në ndeshjen hapëse të ligës spanjolle kundër Getafes./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!