Kapet polaku i rrezikshëm/ Arrestimi i 28-vjecarit në një lokal në Tiranë, pritet ekstradimi i tij

schedule22:35 - 16 Gusht, 2023

schedule 22:35 - 16 Gusht, 2023

Një 28 vjeçar, shtetas polak është arrestuar në Tiranë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë.

Dominik Orlowski u kap nga njësia FAST, në një lokal në kryeqytet, raporton gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra.

Ndaj tij, autoritetet në Poloni kishin caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje e mbetur në tentativë”.

Pas vënies së tij në pranga, pritet të ekstradohet drejt Polonisë./abcnews.al