Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së efektivit Redin Çaushaj në Himarë. 60 vjeçari, i akuzuar për veprën “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në Pilur. Në pranga ka rënë edhe një 39 vjeçar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës rreth orës 23:00 të së martës pranë kthesës së fshatit. 25 vjeçari, me detyrë inspektor i policisë në Lukovë, ishte duke kaluar në rrugë jashtë shërbimit të orarit kur ka parë personat që po ziheshin dhe ka ndërhyrë për të mos lejuar përshkallëzimin e konfliktit.
Por ai është goditur me thikë nga 60 vjeçari dhe për pasojë ndodhet në gjendje kritike./abcnews.al