Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka paraqitur sot një kallëzim penal në Prokurorinë Publike në Banja Luka kundër prokurorit të Prokurorisë së BiH-së, Nedimo Cosic.
“Kam bërë kallëzim penal për shkak se Nedim Cosic ka ngritur aktakuzë për, siç thuhet, veprën penale të mosekzekutimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë”, ka thënë Dodik në një postim në rrjetin social X.
Ai theksoi se prokurori ka marrë vendim të kundërligjshëm, duke konsideruar se vepra penale e mosekzekutimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë nuk parashikohet me Kodin Penal.
Milorad Dodik dhe drejtori igazetës zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiç akuzohen për veprën penale për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.
Посебном одјељењу Републичког јавног тужилаштва
за сузбијање корупције, организованог
и најтежих облика привредног криминала данас сам у Бањалуци поднио кривичну пријаву против тужиоца Тужилаштва БиХ Недима Ћосића.
Кривичну пријаву сам поднио зато што је Недим Ћосић подигао… pic.twitter.com/tKQPuAUEJB— Милорад Додик (@MiloradDodik) August 15, 2023