Strategjia për turizmin në Elbasan, Balla: Asetet nuk janë shfrytëzuar

schedule13:16 - 28 Shtator, 2019

schedule 13:16 - 28 Shtator, 2019

Potencialet e mëdha turistike të Elbasanit nuk janë shfrytëzuar siç duhet, tha kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, gjatë një takimi të organizuar për strategjinë e turizmit.

Ai kërkoi nga bashkitë e qarkut që të ketë një bashkëpunim mes tyre për të zgjeruar hartën turistike dhe për të vënë në funksion asetet .

Në një takim të organizuar për strategjinë e turizmit Taulant Balla deklaroi se Elbasani ka asete të mëdha turistike, por që nuk janë shfrytëzuar.

Ndaj sipas tij Bashkia duhet të drejtohet nga filozofia e zhvillimit të turizmit.

“Turizmi nuk është vetëm një vizitë në kala; turizmi në Elbasan nuk është as të mirat që burojnë nga ujërat termale; turizmi nuk është as të ngjitesh në Gjinar, apo në Zavalinë, apo në Funar, por turizmi duhet të jetë një politikë e cila duhet të drejtojë dhe të orientojë tërësisht të gjithë filozofinë e drejtimit të bashkisë nga ana e Gledit dhe e Këshillit Bashkiak, jo në 4 vitet e ardhshme, por në 10 vitet e ardhshme”, tha Balla.

Ndërsa kryebashkiaku Gledian Llatja vlerësoi si shumë të rendësishme bashkëpunimin me bashkitë e tjera të qarkut për të zgjeruar hartën turistike.

Në tryezë morën pjesë përfaqësues të operatorëve turistikë, të biznesit, studiues, arkeologë te cilen dhanë mendimet e gjykimet e tyre mbi rëndësinë e turizmit dhe pikat kyçe ku duhet të fokusohet./ABC News Albania 24/7