Shembet tempulli në Indi/ Humbin jetën 9 persona, dhjetëra të tjerë bllokohen në rrënoja

schedule15:07 - 14 Gusht, 2023

schedule 15:07 - 14 Gusht, 2023

Nëntë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë dyshohet se janë bllokuar pasi një tempull i lashtë në Indi u shemb për shkak të shirave të dendur. Sipas mediave të huaja, operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar pasi tempulli në qytetin turistik të njohur Shimla u godit nga një rrëshqitje dheu.

Shefi i shtetit Sukhvinder Singh Sukhu, i cili ndodhet në vendin e incidentit, u tha gazetarëve se rreth 25 njerëz mund të jenë të bllokuar nën rrënojat. Mijëra turistë vizitojnë shtetin kodrinor të Himachal Pradesh, veçanërisht kryeqytetin e tij Shimla, gjatë gjithë vitit për të shijuar motin e tij të freskët dhe peizazhet piktoreske.

Por shteti ka përjetuar shira të dendur gjatë sezonit të musonit, duke çuar në përmbytje, rrëshqitje dheu dhe shpërthime të cilat shkaktojnë dëme të mëtejshme. Videot e shpërndara në mediat sociale gjatë ditëve të fundit tregojnë automjete dhe ndërtesa që përmbyten nga lumenj që rrjedhin, pemë që bien mbi makina dhe turistë të bllokuar për shkak të mbylljes së rrugëve.

Disa orë para shembjes së tempullit, shtatë persona u raportuan të vdekur pasi një shpërthim goditi disa shtëpi në lagjen Solan. Sukhu u ka bërë thirrje njerëzve në shtet të qëndrojnë brenda për shkak të reshjeve.

Shirat e pandërprerë kanë goditur gjithashtu shtetin fqinj të Uttarakhand gjatë dy ditëve të fundit. Shteti kodrinor është shtëpia e shumë faltoreve të nderuara hindu dhe sheh një numër të madh turistësh gjatë gjithë vitit.

Të hënën, zyrtarët thanë se Char Dham Yatr, një pelegrinazh në katër vendet më të shenjta për hindutë në shtet, është pezulluar për dy ditë për shkak të shirave.

/abcnews.al