Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Tiranë. Mësohet se babë e bir, Gerlad Jahi dhe Gëzim Jahi kanë kërcënuar me armë të vëllain, Fatmir Jahi. Shkak mendohet se kanë qenë pronat.
Sakaq, gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia u ka gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Gate”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.
Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti për motive pronësie mes dy vëllezërve.
Vihen në pranga një 59-vjeçar dhe djali i tij, pasi kanosën për motive pronësie, familjarin e tyre (vëllanë e 59-vjeçarit).
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak i llojeve të ndryshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt për motive pronësie, mes dy vëllezërve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gate”, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.
Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve 59 vjeç dhe, 27 vjeç (babë e bir) Gerlad Jahi dhe Gëzim Jahi, të dy banues në Tiranë.
Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, vëllain e 59-vjeçarit. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme./abcnews.al