Partia politike e kandidatit për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, i cili u ekzekutua disa ditë më parë, zgjodhi të dielën një tjetër kandidat.
Udhëheqësit e partisë së qendrës Construye u shprehën se kandidatja do të jetë Andrea Gonzalez , një aktiviste e mjedisit.
Emri i kandidatit për nënpresident do të shpallet në orët në vijim, shkruan Al Jazeera.
Fernando Villavicencio, 59 vjeç, doli i dyti në sondazhet për zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit.
Gjashtë kolumbianë janë arrestuar në lidhje me vrasjen, ndërsa një i katërt u vra nga të shtënat me armë nga truprojat e kandidatit./abcnews.al